Vazhdon dezinfektimi i shkollave në Prishtinë, si masë mbrojtëse ndaj Coronavirusit

13:38 | 28 Mars 2020

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shepend Ahmeti ka bërë të ditur se është duke vazhduar dezinfektimi i objekteve edukative e arsimore si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se Shkolla fillore “Dimitrije Prica” në Bërnicën e Poshtme është dezinfektuar në tërësi.

Ai madje ka ftuar qytetarët që që të reduktojnë lëvizjes që nuk janë të domosdoshme.

Postimi i plotë:

Shkollat janë mbyllur, por procesi i dezinfektimit të objekteve edukative e arsimore po vazhdon. Shkolla fillore “Dimitrije Prica” në Bërnicën e Poshtme është dezinfektuar në tërësi, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së #covid19.

Të qëndrojmë në shtëpi duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!

Është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth nesh!

Prandaj, vazhdo #rriNshpi! 🏡

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara