Vasfije Krasniqi Goodman kërkon drejtësi nga vendi ku u dhunua seksualisht 20 vite më parë

14:45 | 14 Prill 2019

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, në 20 vjetorin e këtij tmerri ka vizituar vendin e dhunimit nga forcat serbe.

Nën emocione Krasniqi ka thënë se pikërisht në këtë vend i’u shuan ëndrrat fëmijërore, shkruan arbresh.info.

“Sot po flas si një 16 vjeçare, pikërisht në këtë oborr mu shuan ëndërruar e fëmijërisë, drejtësi kërkova prej vitit 199 dhe ajo mu mohua por unë nuk do të ndalem, do të kërkojë drejtësi jo vetëm për veten por edhe për 20 mijë viktima të tjera”, ka thënë ajo.

Ndërsa Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Tortutës (QKRMT) ka kërkuar që kjo ditë të caktohet për të shënuar krimet e dhunës seksuale në Kosovë.

“Krimet dhe dhunimet e luftës dhe pasojat e saj janë ndër më të heshturat në Kosovë. Të dhunuarit kanë vuajtur edhe më shumë pas ngjarjes pas ngjarjes por kanë zgjedhur të heshtin, nuk ka ndonjë ditë që shënon krimin e dhunës së luftës”, ka thënë ajo.

Rushiti ka shtuar se Krasniqi është ambasadore e guximshme.

“Vasfija është bërë ambasadore e guximshme dhe ka ardhur këtu për të sfiduar vehtën dhe Institucionet”, ka shtuar ai.

Ajo ka thënë gjithashtu se nuk kanë pranuar që askush nga Institucionet të jetë i pranishëm në këtë ngjarje përveç familjareve të viktimës dhe Qendrës për Rehabilitim por aty ishte edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ai gjatë fjalimit ka thënë se Krasniqi ka mbështetjen e Kosovës për të kërkuar drejtësi.

“Si një bashkëmoshatar i Buqës, si një fqinj jam këtu për t’i treguar mbështetjen time, të qytetarëve të Vushtrrisë dhe të të gjithë Kosovës për të kërkuar drejtësi për krimet e dhunës seksuale në Kosovë”, ka thënë i pari i Vushtrrisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara