Uran Ismajli e akuzoi Glauk Konjufcën: Vjen reagimi i ashpër i Bajqinovcit

00:45 | 26 Janar 2020

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklratave të deputetit të PDK-së, Uran Ismajli i cili tha se Glauk Konjufca duhet shkarkuar nga posti i kryetarit të Kuvendit, sepse siç ka shkruar ai ka inspiruR “Syrin e Popullit”.

Bajqinovci në Facebooj ka shkruar se me këto reagime po e nxjerrin hipokrinë e tyre, raporton Gazeta Blic.

“Kush po merret me Glaukun. Dikush që talentin për të gënjyer e shet si vlerë. Dikush që gjithë jetën e tij e ka kaluar si poltron duke u futur nën sqetulla politikanëve të korruptuar”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Po më pëlqen mënyra se si ka zgjedhë PDK’ja ta ekspozojë gjithnjë e më fort, degradimin e pafund e të pakthyeshëm të saj. Për çdo ditë ata, po e nxjerrin në pah paskrupullsinë, hipokrizinë dhe po e zhvillojnë ende talentin për të gënjyer.

Kush po merret me Glaukun. Dikush që talentin për të gënjyer e shet si vlerë. Dikush që gjithë jetën e tij e ka kaluar si poltron duke u futur nën sqetulla politikanëve të korruptuar.

Dikush që kishte premtuar reforma të shumta në shëndetësi por që në fund kishte arritur ta realizonte vetëm një: kishte arritur ta reformonte sistemin e korrupsionit brenda institucioneve shëndetësore. Rrjedhën e parasë së korrupsionit nga shumë drejtime, e kishte kanalizuar në një drejtim të vetëm.

Njeriu që i jep tendera për barna disa milionësh, fëmijëve të ish deputeteve të PDK’së e poashtu, edhe dostave të vet. Ndërkohë pacientët ngelnin pa barna!

Ministri që i punëson zyrtarët e partisë në shërbim civil, spitale si dhe duke e mbushur me familjarë e dosta të tij, e të zyrtarëve tjerë të PDK’së.

E bëri mish mash, procesin e funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore, e i genjeu mjekët e personelin tjetër shëndetësor për rritjen e pagave, ndërkohë që partia e tij, e monton procesin e pezullimit të atij ligji.

Epo, ja që të tillët kanë vetëm një mënyrë se si nderojnë njëri të mirë si Glauku: vetëm duke të të sulmuar!

Faleminderit!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara