Uran Ismaili replikon me Mimoza Kusari-Lila

12:19 | 13 Shkurt 2020

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka replikuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari.

Ismaili i ka thënë Kusarit se nuk mund të kërkohet substancë nga opozita kur qeveria nuk ka sjellur as plan program në Kuvend.

“Cilën substance po e doni kur ne nuk po shohim as plan program, shiko çfarë gabimi logjik, të krijohet substance kur ne nuk kemi as plan program, qysh mund ta kontrollosh qeverinë kur nuk e din çfarë do të punojë? Sot jemi këtu me iu tregu që me një inat të madh po mundoheni me e ndalë zanin e opozitës. Ne ju treguam që votojmë për çështje të rëndësishme të shtetit, që ju nuk e keni bërë dikur”, tha Ismaili.

🔴#LIVE Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 13 février 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara