Universiteti i Prishtinës promovon doktorët e shkencës

07:27 | 15 Maj 2019

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë solemne të promovimit të doktorëve të shkencës.

Promovimi i doktorëve të rinj të shkencës është një ngjarje, që kurorëzon punën intensive shkencore të doktorantëve, të cilët në bashkëpunim me mentorët e tyre dhe trupat profesionalë dhe akademikë përkatës të universitetit, kanë kontribuar në zhvillimin e universitetit dhe përmbushjen e nevojave të shoqërisë me ekspertizë të nivelit të lartë të fushave të ndryshme.

Ceremonia solemne e promovimit do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara