UNDP i dorëzon Policisë së Kosovës pesë qenë për zbulimin e armëve

11:57 | 30 Qershor 2020

Policisë së Kosovës sot i janë shtuar edhe pse qenë për zbulimin e armëve.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u shpreh se ky donacion ështe shumë i rëndësishëm në përmirësimin e performancës së Policisë së Kosovës.

Ai ka falënderuar qeverinë gjermane dhe UNDP-në për dhurimin e pesë qeneve për Policinë e Kosovës, raporton arbresh.info

Qalaj tha se Policia e Kosovës luan rol kyç në parandalimin e trafikimit të armëve, si dhe bëri të ditur që brenda një viti konfiskohen rreth 1600 armë të kalibrit të ndryshëm.

UNDP për me shumë se një dekadë ndihmon Policinë e Kosovës në parandalimin e trafikimit te armëve.

Ai falënderoi institucionet ndërkombëtare dhe vendore për kontributin e dhënë.

“Falënderoj të gjithë institucionet vendore dhe ndërkombëtare si dhe UNDP për përkrahjen e pandalshme”

Ministri i Punëve te Brendshme, Agim Veliu, rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të brendshme për parandalimin e trafikimit të armëve, municioneve e më gjerë.

“Kosova në fushën e kontrollit te armëve te lehta ka menaxhuar në mënyrë të suksesshme parandalimin e trafikimit si dhe konfiskimin e armëve të vogla dhe lehta.”

“Kosova synon të bëhet shembull rajonal ne këtë fushë, në kuadër të projektit CIAT në kuadër te programit të UNDP është duke kontribuar shumë, si dhe po bëhet avancimi me pajisje teknologjike për identifikimin e armëve të vogla dhe të lehta që mund të trafikohen shumë lehtë.”

Ai në fund falënderoi UNDP dhe qeverinë gjermane për kontributin e vazhdueshëm në zbatimin e udhërrëfyesit rajonal.

Si dhe uroi njësinë K9 për fillimin e trajnimit të pesë qenve të dhuruar nga qeveria gjermane për nuhatjen e polimerit.

Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, ka thënë se UNDP vazhdimisht ka ndihmuar policinë e Kosovës në parandalimin e trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta.

“Pandemia ka ndihmuar që aktivitetet kriminale të kryhen me lehtë. UNDP-ja  ka ndihmuar vazhdimisht Policinë e Kosovës në parandalimin e trafikimit të armëve të lehta. Suokko theksoi se UNDP do të vazhdoj të ndihmojë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe falënderoi ambasadorin gjerman, Christian Heldt për mbështetjen e vazhdueshme të UNDP-së.”

Ajo falënderoj të gjithë policët gra e burra që kanë punuar gjatë kohës së pandemisë.

Ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt ka thënë se mision kryesor i tyre është luftimi i akteve kriminale.

“Këtu kam vendosur të vi pasi që  është ngjarje e rëndësishme për Kosovën dhe policinë e Kosovës. Për shkak te armëve ilegale kemi parë shumë raste kur polica është  vrarë prandaj konsiderohet jo vetëm rrezik për qytetarët por edhe për policinë. Puna jonë kryesore është për ti luftuar aktet kriminale”

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i ka dorëzuar pesë qenë për K9 të Policisë së Kosovës.

Kjo u bë e mundur përmes projektit për Ndihmë për Luftimin e Trafikimit të Armëve të Paligjshme (CIAT) në Kosovë, nga qeveria gjermane, pesë qen të prokuruar për Policinë e Kosovës qe do të trajnohen nga instruktorë të certifikuar të K9 të PK-së për nuhatjen e polimerit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara