Ujëra të zeza dhe mbeturina në lumin Toplluha në Suharekë

19:35 | 7 Korrik 2020

Lumi Toplluha në Suharekë është ndotur nga ujërat e zeza dhe mbeturinat.

Pjesa e lumit pas ndërtesave deri tek “Shtëpia e Fellbahut”, është e ndotur me mbeturina, ku qytetarët ankohen edhe për kundërmim të erë së keqe.

Nga ujërat e zeza dhe mbeturinat lumi Toplluha në qendrën e qytetit ka qenë i ndotur edhe më parë.

Pjesa ku kalon pranë ndërtesave kundërmon erë kanalizimi.

Po ashtu, më herët është kërkuar intervenim nga organet kompetente. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara