U kthye në Kosovë me Batalionin e Atlantikut, tani uron SHBA-të në gjuhën angleze

14:02 | 4 Korrik 2020

E shohim përherë në sheshet e Prishtinës me simbolet e UÇK-së kurdo që ka festa.

As kësaj here nuk kishte si të ishte ndryshe, shkruan portali arbresh.info.

Është ky Muhaned Kuka, një figurë e njohur, i cili gjithmonë nëpër organizime e tubime të ndryshme sa i përket nacionalitetit atdhedashës gjendet pranë.

Ai për arbresh.info, ka falënderuar përkrahjen e shtetit të Amerikës, ku ndër të tjera ka treguar për shkollimin e tij.

“Për mua është kjo ditë e shenjtë, sepse kam lindur për së dyti në Amerikë, sepse mua më ndihmoi një motër e nderit e shtetit të Amerikës, të shkollohem e të studioj në Amerikë, se unë kam qenë refugjat atje”.

Ai tregon se qysh e kanë ndjekur në vitin 1968, kur ishte vetëm 19 vjeç.

“Qysh prej ’68, si fëmijë që kam qenë, isha vetëm 19 vjeç, kemi luftuar të drejtat dhe për lirinë e popullit, pastaj kemi organizuar demonstrata të ’74-ës, pra më klasën studentore si me Ukshin Hotin dhe shumë figura të tjera që sot nuk janë të gjalla sot”, tha ai.

Muhaned Kuka, ka rrëfyer për arbresh.info, edhe kthimin e tij nga shteti amerikan në Kosovë.

“Unë jam kthyer me Batalionin e Atlantikut me gëzim e me krenari dhe më ka kthyer një gjeneral Scarskov, në Kosovë”, ka rrëfyer kthimin e tij Kuka.
Pranë bulevardit “Bill Clinton”, sot pjesëtarë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinës, kanë ngritur flamurin në shtizë, për të falënderuar Amerikën për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve.

Në aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit e Prishtinës./arbresh.info/

 

 

U kthye në Kosovë me Batalionin e Atlantikut, tani uron SHBA-të në gjuhën angleze

U kthye në Kosovë me Batalionin e Atlantikut, tani uron SHBA-të në gjuhën angleze

Publiée par Arbresh.info sur Samedi 4 juillet 2020

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara