U dogj vetura e zjarri u përhap në ndërtesë, policia jep detaje për rastin në Lagjen e Spitalit

15:51 | 15 Shtator 2020

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka përfshirë sot një veturë në një garazhë në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen e spitalit në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se policia për rastin e ka marrë informatën në orën 14:00, shkruan Arbresh.info.

“Rreth ores 14:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë (garazhë) në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë”. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se zjarri nga vetura, më pas është përhapur në objekt.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se fillimisht është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt”, ka thënë ajo.

“Zjarri është lokalizuar, për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara