Tymi i zi mbulon Obiliqin, banorët helmohen nga termocentrali

18:35 | 1 Shtator 2019

Ajri i ndotur në Obiliq ka ndikuar në përkeqësimin e mjedisit në përgjithësi.

Tymi dhe hiri që dalin nga dy termocentralet në komunën e Obiliqit mbetët një shqetësim i madh i qytetarëve.

Dhjetë kilometra në afërsi të kryeqytetit të Kosovës, re të dendura tymi mbulojnë qiellin mbi Obiliq,

E kjo gjendje ishte edhe sot në ku tymi i zi dhe hiri dilni vazhdimisht nga termocentrali, kështu duke ndotur mjedisin dhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, shkruan Indeksonline..

Ndryshe, termocentrali Kosova A, i cili konsiderohet si ndotësi më i madh i mjedisit në komunën e Obiliqit dhe në zonat përreth, nuk do të mbyllet deri në ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e re”. Planet për ndërtimin e këtij termocentrali kanë filluar në vitin 2005 dhe nuk dihet se kur mund të nis ndërtimi në terren.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara