Trusti ka kthyer investimet mbi 160 milionë euro

11:30 | 14 Janar 2020

Trusti ka arritur të kthej bruto rreth 161 milionë euro gjatë vitit që kemi lënë pas.

Kështu ka bërë të ditur Ruzhdi Morina, kryesues i bordit të Fondit Pensional të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ai në një konferencë për media, ka shtuar gjithashtu se kjo vlerë është më larta e arritur ndonjëherë.

“Trusti për vitin 2019 ka arritur një performancë pozitive nga investimet prej 8.9% ndërkohë që e ka mbajtur luhatshmërinë e ulët. Kthimi bruto shkoi ne rreth +161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më të lartë ndonjëherë”, ka thënë ai.

Morina ka shtuar se kjo është arritur pavarësisht vështirësive në fillim të vitit.

“Viti 2019 kishe filluar me një ekspozim të lartë të riskut meqë korrigjimi i fundvitit 2018 është konsideruar i tepër”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për numrin e të pensionuarve që gjatë 2019-ës ka qenë rreth 8 mijë.

“Pensione të shpërndara gjatë vitit 2019 kanë qenë 52 milionë euro ndërsa të pensionuar gjatë vitit kane qenë 7.844 persona”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara