Trendafilova: Nuk ka aktakuza deri më tani nga Specialja

15:14 | 23 Nëntor 2017

Kryetarja e Gjykatës  Speciale, Ekaterina Trendafilova ka bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë aktakuzë nga kjo gjykatë për ndonjë prej ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se do të sigurohen që të ketë mbrojtje të dëshmitarëve dhe se nuk do të ketë ndërhyrje politike në punën e dhomave të specializuara të kësaj gjykatë, shkruan arbresh.info.

“Nuk ka aktakuza deri më tani përfundimisht”, ka sqaruar ajo.

Sipas saj, Qeveria e Zvicrës për dy vjet do të ndihmojë vizitat dhe takimet me shoqërinë civile që të shmangin keqkuptimet.

“Vërtetë është përgjegjësi e madhe dhe shpresoj që në këtë pozitë nuk do të përballem me situata që do të më bënin të mos ndihem rehat në takimet me ju”, ka deklaruar Trendafilova sot gjatë takimit meë zyrtarë qeveritarë dhe me shoqërinë civile.

/arbresh.info/

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova flet për veprimtarinë e Dhomave të Specializuar të Gjykatës Speciale

Posted by Arbresh.info on Donnerstag, 23. November 2017

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara