(I Plotësuar) … Mësohet identiteti i tre persona të vrarë në Prizren

20:50 | 8 Mars 2015

(I plotësuar) Në vrasjen e trefishtë, që kishte ndodhur sot në mes të ditës në Prizren, mësohet se viktimat janë personat me inicalet F. Shishko, H. Thaçi dhe B. Ersoj, të gjithë nga Prizreni.

Sipas RTK-së në vendin e ngjarjes kanë ngelur gëzhojat e fishekëve të cilat sipas policisë janë të dy kalibrave të ndryshëm, kallashnikov dhe pistoletë. Policia ende nuk i ka bërë të ditur motivet e këtyre vrasjeve makabre, ndonëse ka një pistë hetimi. Ndërsa personat të cilët e kanë kryer këtë akt të rëndë, janë ende në arrati.

……………………………………………………………………………………………

Gjatë ditës së sotshme, në Prizren ka ndodhur një përleshje, në të cilën janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Siç njofton policia nga rajoni i Prizrenit, përleshja ka ndodhur në rrugën afër Spitalit Rajonal të Prizrenit, dhe nga kjo përleshje kanë mbetur të vdekur tre persona .

Policia ende është në fazën fillestare të hetimeve, dhe nuk i dinë arsyet e kësaj përleshjeje, që ka përfunduar me pasoja fatale për tre persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara