Tomë Gashi: Gjykata Speciale i ka dridhur themelet e shtetit dhe i ka stopuar njohjet e Kosovës

00:04 | 7 Dhjetor 2019

Avokati Tomë Gashi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale i ka dridhur themelet e shtetit të Kosovë dhe i ka stopuar njohjet e Kosovës.

“Gjykata Speciale i ka dridhur themelet e shtetit të Kosovës, gjithashtu edhe i ka stopuar njohjet e shtetit të Kosovës”, është shprehur Gashi.

“Prej kur është themeluar Gjykata Speciale, asnjë njohje nuk e kemi fituar”, ka thënë Gashi.

Tutje ai tha se çdokush që përballet me Gjykatën Speciale do të mbesë në paraburgim derisa të zbardhet rasti.

“Çdo kush që përballet me Gjykatën Speciale do të mbetet në paraburgim derisa të zbardhet rasti”, ka thënë Gashi në T7.

“Gjykata Speciale ka grumbulluar prova të mjaftueshëm për atë që dyshon, përndryshe nuk do ta ftonte të përballet me “drejtësinë”, shtoi Gashi./expres/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara