Thaçi: T’i kujtojmë gjeneratave të reja gjenocidin që bëri Serbia

13:03 | 28 Mars 2019

Në akademinë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të Masakrës së Izbicës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë këta qytetarë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.

“Kujtojmë masakrën e Izbicës ku u vranë 147 qytetarë të pafajshëm civil vetëm pse ishin shqiptarë”, ka thënë ai.
Thaçi ka shtuar se Drenica ishte bastion i UÇK-së për këtë edhe ishte shënjestër e Serbisë.

“Kosova edhe sot nuk duhet të harrojë tragjeditë dhe krimet që ka kryer shteti i Serbisë. Kosova sivjet shënon edhe 20 vjetorin e çlirimit e kjo ditë nuk do të vinte pa luftën e UÇK-së e sakrificën e qytetarëve, pa sakrificën dhe gjakun e mbi 2 mijë dëshmorëve dhe matineve por jo rastësisht Serbia kreu këto krime të theksuara në çdo fshat te Drenicës sepse Drenica ishte lindja, rrita, zhvillimi, bastoni dhe fitorja e UÇK-së”, ka thënë ai.

Me premtimin se do t’i kujtojnë gjeneratave të ardhshme gjenocidin e Serbisë i pari i vendit e ka përfunduar fjalimin.

“Do t’i kujtojmë gjithmonë të rënët për liri, do ta kultivojmë këtë edukatë tek gjeneratat e ardhshme dhe do t’i kujtojmë se shteti serb ka kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara