Thaçi: Të gjitha vendimet do të jenë në respektim të Kushtetutës

12:50 | 1 Prill 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me tre liderët e partive politike në vend është deklaruar për medie.

Ai ka thënë se do te respektoj Kushtetutën për hapat e mëtejshëm, shkruan arbresh.info.

“Sot si president i Kosovës pas mocionit të mosbesimit jam i detyruar duke respektuar gjithmonë kushtetutën për të filluar diskutimet për hapat e mëtejshme për formimin e qeverisë së re”, tha ai.

Ai njoftoi se nesër do të takohet edhe me Ramush Haradinaj.

“Sot takova Albin Kurtin, Isa Mustafën e Kadri Veselin, nesër do të vazhdoj takimet me Ramushn Haradinajn e kryetaret e partive tjera. Të gjitha veprimet që do t’i marr do të jenë transparente dhe në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës”, përfundoi fjalimin Thaçi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara