Thaçi priti në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it, Wigermark

16:21 | 18 Shkurt 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Nehat Thaçi, priti në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it,  Lars – Gunnar Wigermark.

Gjatë takimit, Thaçi, e uroi  Lars Gunnar Wigermark për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Po ashtu, Thaçi, e njoftoi shefin e ri të EULEX-it për zhvillimet dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së, në veçanti mbi avancimin e SHKK-së në arenat ndërkombëtare, si anëtarësimin në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit dhe në ICPA. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara