Thaçi për vdekjen e Tomçinit: Kompozimet dhe krijimtaria e tij artistike ishin frymëzim për shumë gjenerata

20:32 | 5 Qershor 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të kompozitorit Përparim Tomçini.

Thaçi thotë se krijimtaria është frymëzim për shumë gjenerata në të gjitha trojet shqiptare, transmeton portali arbresh.info.

“Më pikëlloi ndarja nga jeta e artistit të shquar Përparim Tomçini. Kompozimet dhe krijimtaria e tij artistike ishin frymëzim për shumë gjenerata në të gjitha trojet shqiptare. Për kontributin e madh si artist i dalluar, vitin e kaluar i ndava edhe çmimin “Mjeshtër i Merituar”. Ngushëllime të sinqerta familjes Tomçini, të afërmve të tij dhe gjithë komunitetit artistik në Shqipëri dhe Kosovë. HTH”, shkruan në ngushëllimin e Presidentit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara