Thaçi për krimet e luftës: Bashkësia ndërkombëtare të aplikoj standarde të njëjta mes Kosovës e Serbisë

20:18 | 29 Qershor 2020

Pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Sepciale, presidenti i Kosovës Hahsim Thaçi, për herë të parë i është drejtuar qytetarëve të vendit.

Përmes një video-mesazhi, Thaçi tha se do të ishte më i lumtur nëse bashkësia ndërkombëtare do të aplikonte standarde të njëjta mes Kosovës dhe Serbisë në adresimin e krimeve të luftës, përcjell arbresh.info

Sipas tij në këtëSerbia është më përparimtare.

“Unë do të isha njeriu më i lumtur nëse do të shihja se bashkësia ndërkombëtare aplikon standarde të njëjta mes Kosovës e Serbisë në adresimin e krimeve të luftës. Fatkeqësisht, jo vetëm që nuk e shoh këtë standard e proporcionalitet, por shoh të kundërtën e tij. Dhe ja ku jemi sot. Serbia ecën në rrugën e negocimeve për anëtarësim evropian, ndërsa Kosova nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë! Natyrisht që unë nuk shoh këtu ndonjë komplot kundër Kosovës. Por është fakt dallimi në qasjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj dy vendeve”, ka thënë Thaci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara