Thaçi për djegien e katedrales Notre Dame : Fatkeqësi botërore

22:43 | 15 Prill 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për zjarrin që përfshiu katedralen “Notre Dame” në Paris.

Thaçi në një postim në facebook ka shkruar se është fatkeqësi botërore, shkruan arbresh.info.

“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore”, ka shkruar ai.

“Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt!”, ka përfunduar i pari i Kosovës./Arbresh.info/

Lexo edhe: Mediet serbe: Zoti dënoi katedralen “Notre Dame” pasi ngiti flamurin e Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara