Thaçi pas takimit me Grenell: Kosova beson në rolin e SHBA-ve në dialog

22:22 | 13 Shkurt 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Munih me të Dërguarin Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me të Dërguarin Special Richard Grenell”, ka thënë Thaçi.

“Diskutuam për dialogun me Kosovën dhe Serbinë, dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësi në Kombe të Bashkuara. Falënderues për dinamikën e re që ai ka sjellë në proces dhe vendosmërinë e tij për paqe dhe përparim dhe rajon”.

Thaçi ka shprehur zhgënjimin me BE-në për shkak të procesit të liberalizimit të vizave.

Sipas tij, BE-ja e ka tradhtuar Kosovën pasi nuk e ka bërë liberalizimin e vizave përkundër që shteti ynë i ka kryer të gjitha detyrat.

“Kosova nga BE-ja është e zhgënjyer, është e dëshpëruar dhe e tradhtuar se nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave. BE po i mungon vendimi politik për shkak të mos unitetit të vendeve të BE-së. E theksoj jashtëzakonisht inkurajuese angazhimi i drejtpërdrejtë i ShBA-ve dhe presidentit Donald Trump”, u shprehë ai.

Konferencë pas takimit me ambasadorin Grenell

Publiée par Hashim Thaçi sur Jeudi 13 février 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara