Thaçi: Normalizimi politik dhe njohja reciproke Kosovë – Serbi mund të ndodhë vetëm në Washington

19:13 | 15 Shtator 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shënimin e vitit të ri hebraik, ka thënë që sot është nder për Kosovën që kjo festë po shënohet në Kosovë, me lajmin e shumëpritur të njohjes nga shteti i Izraelit.

“Shënojmë këtë manifestim madhështore me një moment historik për të dyja vendet. Do të kemi linja ajrore më funksionale, ka karakter të sigurisë, do të jemi në luftim të terrorizmit. Njohja e Izraelit ka një rëndësi strategjike, do të forcojë Kosovën dhe rolin e saj si subjektivitet i fuqishëm ndërkombëtar. Kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Sipas Thaçit, presidenti Donald Trump me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë bëri atë që të tjerët për 20 vjet nuk kanë arritur ta bëjnë, në kohën kur të tjerët sipas tij ishin skeptikë me punën e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell.

“Pas përpjekjeve të shumta kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpi të Bardhë, pra erdhi përmes Washingtonit. Në kohën kur emisari i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell e filloi ishim shumë skeptik. Ne kishim shpresën dhe optimizmin se ishte adresa e duhur dhe mund të finalizohej në Shtëpi të Bardhë. Presidenti Trump bëri të pamundurën që të ndodhë e mundura. Bëri atë që tjerët për 20 vjet nuk e bënë”.

“Kam besim se mund të ndodhë edhe normalizimi politik dhe njohja reciproke mund të ndodhë vetëm në Washington. Përpjekjet tjera janë të kota”, ka thënë Thaçi./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara