Thaçi nga Reçaku: Këtu ndodhi pika kulminante e masakrave dhe krimit kundër njerëzimit nga Serbia

12:21 | 10 Dhjetor 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Ai para medieve tha se ka zgjedhur këtë vend pikërisht në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut për të kujtuar krimin që u krye nga Serbia.

“Sot është dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe shteti i Kosovës po punon maksimalisht që të respektohen maksimalisht   por në të njëjtën kohë ne gjithmonë duhet të kujtojmë të kaluarën që të ecim të sigurt përpara në një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Sot kam zgjedhur të veçoj Reçakun që është pika kulminante masakrave të  shtetit të Serbisë që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë në kuadër të fushatës të gjenocidit të ushtruar nga shteti i Serbisë”, ka thënë ai.

I papri i vendit ka përmendur edhe numrin e vrasjeve dhe përdhunimeve që janë kryer mbi popullatën civile nga Serbia

“Serbia në Kosovë ka kryer rreth 400 masakra kundër civilëve shqiptarë ka varrë rreth 1300 fëmije dhe ka dhunuar rreth 20 mijë gra. Kemi rreth 13 mijë shqiptarë civil të vra”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 vite burgim, ish-ministrin serb i Administrimit të Pushte vite burgimit Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviq për “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Ai në kohën kur ishte ministër kishte mohuar të ketë ndodhur masakra e Reçakut, duke e quajtur të njëjtën “trillim”.

E pas këtij dënimi kanë ardhur reagime të shumta nga zyrtarë  serb. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se masakra e Reçakut është “krim i fabrikuar”, ndërsa ka pyetur se “a do të na dënojnë të gjithë neve për këtë”.

Për këtë deklaratë kanë reaguar zyrtarë të shtetit të Kosovës dhe ambasadat e huaja.

E një ditë pas avokati kosovar, Tomë Gashi si përfaqësues juridik i viktimave të masakrës së Reçakut ka ngritur kallëzim penal në penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundrejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara