Thaçi: Kosova edhe në takimet e ardhshme do të jetë unike

11:01 | 18 Korrik 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova edhe në takimet e radhës në Bruksel do të jenë unike si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike.

Thaçi ka thënë pas takimit të liderëve kosovarë sot me shefen e BE-së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini se kjo do t’i hap rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike, përcjell arbresh.info.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Bashkë me udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare, që janë pjesë e koalicionit qeverisës, takuam përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë takim rikonfirmuam përkushtimin tonë për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.

Kjo do të t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlanike. Kosova edhe në takimet e radhës do të jetë unike si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike. HTH./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara