Thaçi konsultohet edhe me Rakiqin për tejkalimin e krizës politike në vend

11:11 | 2 Prill 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe për sot ka të paraparë disa takime me liderë të partive politike në vend. Momentalisht, Presidenti është duke u takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, raporton arbresh.info

Nga ana tjetër është bërë e ditur se Presidenti Thaçi, do të zhvillojë një bisedë telefonike me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin për t’u konsultuar për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë.

Ai është takuar deri më tani me shumicën e liderëve të partive parlamentare./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara