Thaçi kërkon të përmirësohet infrastruktura ligjore për t’i mbështetur viktimat e trafikimit

10:43 | 19 Tetor 2020

Kosova po shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Në një tryezë të organizuar nga MPB, Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duhet punuar në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve , në mënyrë që të mos bien preh e trafikimit, shkruan arbresh.info.

“Duhet të punojmë që të krijomë kushte më  të mira  për qytetarët tanë që të kenë jetë më  të mirë në mënyrë që qytetarët mos të bëhen preh e trafikimit”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se Kosova duhet të përkushtohet që qytetarët të jenë të mbrojtur me infrastrukturë ligjore.

“Duhet të mbesim të përkushtuar që qytetarët tanë duhet të jetë të mbrojtur me infrastrukturë  ligjore. Ftojë të gjitha institucionet përkatëse  që në bazë të detyrave të tyre kushtetuese të jenë në nivel të detyrës që parandalojmë këtë dukuri”, është shprehur Thaçi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara