Thaçi: Kadare ka luajtur rol kyç në promovimin e kulturës shqiptare

11:07 | 28 Janar 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar shkrimtarin, Ismail Kadare në ditëlindjen e tij të 84.

Thaçi tha se Kadare ka luajtur rol kyç në formimin estetik dhe stilistik të mbarë kombit, në lëvrimin dhe sofistikimin e gjuhës shqipe dhe në promovimin e kulturës shqiptare në botë.

Postimi i plotë:

Sot e ka datëlindjen gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, prandaj është gëzim i veçantë ta uroj kolosin e letërsisë shqiptare në 84-vjetorin e lindjes. Ismail Kadare ka luajtur rol kyç në formimin estetik dhe stilistik të mbarë kombit, në lëvrimin dhe sofistikimin e gjuhës shqipe dhe në promovimin e kulturës shqiptare në botë. I uroj jetë të gjatë! HTH

 

.

.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara