Thaçi godet ndërkombëtaret: Reçaku është krim kundër njerëzimit jo event

12:34 | 10 Dhjetor 2019

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë Homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Me këtë rast, Thaçi nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratat e ultë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e ka cilësuar të fabrikuar masakrën e Reçakut.

Megjithatë, presidenti kosovar një pjesë të fajit për këto deklarata ia ka drejtuar edhe ndërkombëtarëve. Ai ka thënë se masakra e Reçakut nuk është një event, por është krim kundër njerëzimit.

“E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet edhe madje duke etiketuar dhe fyer të vrarë në Kosovë. E ardhmja ndërtohet duke pranuar fajësinë dhe kërkuar falje lidershipi i Serbisë. Heshtja e ndërkombëtarëve ia ka hapur gojën dhe e ka amnistuar lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë të mohojë këtë krim”, është shprehur ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara