Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” tre dëshmorë të UÇK-së

11:44 | 30 Tetor 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” tre dëshmorët e UÇK-së, Blerim Balën, Afrim Musliun dhe Xhafer Avdullahun.

“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, i dekorova dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Blerim Bala, Afrim Musliu dhe Xhafer Avdullahu”.

“Lufta e UÇK-së gjeti mbështetje të gjerë në të gjithë hapësirën e Kosovës dhe me gjerë. Pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara