Tetori shpallet “Muaj i Solidaritetit dhe Tolerancës” në Gjilan

10:43 | 30 Shtator 2015

Me iniciativë të kryetari të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe bashkësive fetare, muaji tetor është shpallur “Muaji i Solidaritetit dhe Tolerancës” në Gjilan.

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, gjatë këtij muaji do të organizohen debate të ndryshme në funksion të tolerancës dhe solidaritetit, do të organizohen aktivitete kulturore e sportive, sikurse që do të vizitohen objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare.

“Gjilani është qyteti më tolerant dhe më solidar në Republikën e Kosovës dhe me gjerë. Kjo po dëshmohet vazhdimisht dhe po trumbetohet edhe nga të gjitha organizatat me renome në vend”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara