Termokos shfrytëzon vetëm 50% të avullit nga KEK-u, për ngrohje në Prishtinë

13:55 | 15 Maj 2019

Ngrohtorja e qytetit Termokos ka filluar furnizimin me ngrohje me avull nga blloqet e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), që nga viti 2014. Por shfrytëzimi i kapaciteteve të avullit është vetëm përgjysmë për t’i ngrohur një pjesë të banorëve të Prishtinës.

Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” ka thënë se Termokos nuk është duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet për ekogjenerim që mund t’i ofrojë kjo korporatë.

Sipas tij, nëse zgjerohet rrjeti ngrohës nga ngrohtorja Termos ata do të mund të shfrytëzojnë me avull pa probleme.

“KEK-u e ka të instaluar sistemin e ekogjenerimit në dy blloqet e Termocentralit “Kosova B”. Nuk shfrytëzohet as 50 për qind kapacitet e instaluar të KEK-ut. Nëse Termocentrali e rrit instalimin e rrjetit ngrohës KEK mund ti jap avull”, tha drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Zyrtarët e Termokosin në vazhdimësi kanë premtuar zgjerim të rrjetit ngrohës, por kjo në praktikë ka ndodhur në masë shumë të vogël. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara