Pas debateve të ashpra, Enver Robelli fshin postimin.

12:47 | 5 Mars 2015

Pas deklarimit të ish-Presidentit Pacolli në faqen e tij në facebook, Enver Robelli tërheq shkrimin e tij nga facebook-u.

Saga e cila zgjati këto ditët e fundit me ofendimet dhe akuzat e Enver Robellit drejt ish-Presidentit Pacolli, kishte indinjuar dhe persona tjerë nga sfera publike, ku pati reagime ditën e djeshme.

Mund të mendohet dhe aspekti tjetër, ku pasi ka lexuar edhe një herë postimin e tij, ka parë si gjithë të tjerët, që ka bërë akuza dhe për më të tepër ofendime mjaft të rënda, në drejtim të një ish-Presidenti, që vetëm pak ditë më parë u dekorua me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

Sido që të jetë me aq sa është parë sot në postimet e tij, Robelli i është kthyer temave tjera tani. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara