Teodosije tentoi të kontrabandojë 40 kilogramë mjaltë, e jo dy kavanoza siç thotë Gjuriqi

17:09 | 14 Gusht 2020

Dy kova me nga 20 kilogramë me mjaltë tentoi të kontrabandojë peshkopi Teodosije në Kosovë.

Kështu mëson arbresh.info nga burime të sigurta të policisë.

“Gjuriqi po e thotë një të pavërtetë. Ai tentoi të fusë në Kosovë, pa paguar doganë për 40 kilogramë mjaltë”, thotë ky burim.

Kjo e demanton të ashtuquajturin drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq i cili tha se ishin vetëm dy kavanoza dhe se Teodosije u keqtrajtua.

“Fakti që Peshkopi Teodosije, pasi u hoq nga vendkalimi administrativ dhe u ngacmua me fjalë, gjoja për shkak të dy kavanoza me mjaltë, u lejua përfundimisht të hynte në Kosovë, nuk e bën këtë incident më pak të tmerrshëm”, tha Gjuriq.

Madje ai tentoi që kontrabandën e peshkopit ta kthejë në një situatë të ekstremizmit politik e në fyerje të kinse Kishës Ortodokse Serbe.

“Ne kërkojmë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohija të paralajmërojnë Prishtinën se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe që më në fund ju e kuptoni se çdo sulm ndaj Kishës Ortodokse Serbe është në të vërtetë një sulm ndaj karakterit të krishterë të krahinës sonë jugore dhe ndaj kulturës evropiane në tërësi, dhe se ata veprojnë në përputhje me rrethanat”, tha tutje ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara