Tentojnë ta godasin, polici shtien me armë ndaj dy personave në Fushë Kosovë

10:42 | 12 Qershor 2019

Një sulm ndaj personit zyrtar dhe vjedhje e rëndë në tentativë ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Dy të dyshuar meshkuj, njëri prej tyre i identifikuar, në parkingun e një marketi kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në një veturë me targa gjermane.

Mirëpo pasi kanë vërejtur prezencën e një zyrtari policor, janë futur në një veturë dhe në ikje kanë tentuar ta godasin zyrtarin policor.

Zyrtari policor në vetëmbrojte ka reaguar duke shtënë dy herë me armën zyrtare në drejtim të dyshuarve, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe IPK-ja të cilat janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara