Telekomi me nga 6 mijë euro ‘ndihmoi’ edhe Ermalin, Gold Ag dhe Etnon

10:06 | 25 Gusht 2019 | Agnesa Çitaku

Telekomi i Kosovës ka ‘ndihmuar’ edhe këngëtarë të tjera të estradës shqiptare.

Lista me nga 6 mijë euro po del të ketë qenë goxha e gjatë, madje në të janë radhitur edhe këngëtarë që qëndrojnë mirë financiarisht e deklarohen për dhjetëra koncerte brenda vitit.

Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se këngëtari Gold Ag për tri videoklipe ka marrë 7 mijë e 500 euro.

Emrat e videoklipeve nuk janë cekur, por për dy ka marrë nga 3mijë euro ndërsa për një tjetër 1 mijë e 500 euro të ndara në dy këste.

E ngjashëm kanë marrë edhe kolegët e tij, Genci dhe Miloti të njohur si grupi ‘Etnon’. Ata për sponsorizim të videklipeve kanë marrë 6 mijë e 700 euro.

Ndërsa më pak para janë ndarë për kolegun e tyre, Ermal Fezjullahun. Për sponzorim të një klipi muzikor ai ka marrë 5 mijë e 800 euro.

Për vite me radhë ndërmarrja publike, Posta dhe Telekomi i Kosovës ishte kritikuar për dhënie të sponsorizimeve pa asnjë kriter.

Vetëm arbresh.info gjatë javës që po lëmë pas ka raportuar për dhjetar raste të këngëtarëve që kanë marrë deri 7 mijë euro për realizim të këngëve dhe videoklipeve të ndryshme.

Këngëtarja Leonora Jakupi për realizimin e videoklipit ‘pushkë e çifteli’ iu ndanë nga Telekomi i Kosovës plot 6 mijë euro.

Kënga është në bashkëpunim me Gold Ag i cili po ashtu ka shkruar tekstin e klipi ka vetëm sy skena.

Shumë të njëjtë mori edhe këngëtari tjetër i estradës shqiptare, tani ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri. Atij para iu ndanë për këngën ‘Interesgjike’

Por ndërmarrja publike që dikur operonte si më fitimprurësja në vend ka ndihmuar edhe këngëtarë të zhanreve tjera si Adelina Thaçi, bashkëshortja e ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta me 6 mijë euro, Altuna Sejdiu -Tuna me 2 mijë e 500 euro, Adelina Berisha dhe Edita Sopjani, me 2 mijë dhe respektivisht 1 mijë e 500 euro, e 3 mijë euro janë ndarë për Argjentina Ramosaj.

Edhe humoristët kanë marrë para nga Telekomi për realizim të skeqeve të tyre.

Ditë më parë arbresh.info ka raportuar edhe për paratë e ndara për sallone të ondulimit dhe spektakle të bukurisë.

Për të hetuar këto dhe dyshime të tjera brenda ndërmarrjes muaj më parë Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me gjendjen në Telekom dhe Postë.

Komisioni ka intervistuar disa nga kryeshefat dhe anëtarët e Bordit të kësaj ndërmarrje ndërsa është propozuar që puna e realizuar deri tani t’i kalohet komisionit të ri që mund të formohet në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend./Arbresh.info/

 

Telekomi me nga 6 mijë euro 'ndihmoi' edhe Ermalin,Gold Ag dhe Etnon

Telekomi me nga 6 mijë euro 'ndihmoi' edhe Ermalin,Gold Ag dhe Etnon

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 23 août 2019

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara