Të shtëna me armë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, policia jep detajet

14:44 | 1 Tetor 2020

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Nga këto të shtëna askush nuk ka mbetur i lënduar, megjithatë policia është duke e hetuar rastin.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka deklaruar se është identifikuar një person si i dyshuar e që është në kërkim nga ana e policisë.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara