Të gjithë sytë kah gjenerata e re e Policisë së Kosovës

11:29 | 13 Shtator 2019

Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të të Policisë së Kosovës (PK) ka organizuar një ceremoni solemne.

Në këtë ceremoni diplomuan  416 kadet të gjeneratës 54-të të Policisë së Kosovës.

Rashit Qalak Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka thënën se “Si popull kemi kaluar në  situata mjaft të vështira gjatë luftës dhe me ne fund erdhi dita qe bijtë tanë të afrojnë siguri ne vendin tone. Duke afruar shërbime për qytetaret e Kosovës dhe duke u formuar si një polici profesionale.

“Kemi kaluar një situatë mjaft te vështir si popull gjatë luftës dhe më në fund erdhi dita qe bijtë tanë të ofrojnë siguri ne vendin tone, dhe se bashku me koleget tanë për të ofruar shërbime për qytetaret e Kosovës dhe duke u formuar si një polici profecionale, dhe ja ku jemi sot Me te gjitha kapacitetet”.

“Ata qe e keni mësuar nga inspektorët në shkollë do ta dëshmoni edhe në punën e juaj praktike do të jetë punë e veshtirë dhe mjaft sfiduese por punë e çmuar për qytetarët e Kosovës sepse ju do te mbroni qytetaret dhe ndonjëherë edhe do shpëtoni jetë, kjo është puna jonë t’i shërbejmë vendit tonë. Dhe të  punoni në baze të ligjit dhe vetëm te ligjit, ne si Polici e shtetit jemi në shërbim të qytetareve të Kosovës”, tha Qalaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Kosovare për siguri publike Ismail Smakiqi uroj që sa më parë të fillojë trajnimi i gjeneratës 55-të e Policisë se Kosovës sepse “akademia ka hijeshi vetëm kur është me plotë kadet”.

“Të dashur kadet të policisë së Kosovës, viti 2019 ka qenë vit me shumë sfida për kadet e akademisë, ju gjatë këtyre 34 jave keni mësuar shkathtësi të ndryshme për punën tuaj duke i shërbyer atdheut te juaj pa asnjë dallim. Ju do të luftoni njerëzit e këqij kurr mos harroni te drejtën e familjes dhe shokëve të juaj, shpresoj qe sa më parë të fillojë trajtomi i gjeneratës 55-të i policisë së Kosovës, ashtu siç e them çdo herë akademia ka hijeshi vetëm kur është më plotë kadet”, tha ai.

Ambasadori i OSB-së, tha se, në emër të gjithë stafit të OSB-së me tri mesazhe.

“Është nder që jam sot këtu dhe të ju drejtohem juve ne emër të gjithë stafit të OSB-së në Kosovë. Me bindje se ju do te vazhdoni tutje dhe dua të ju uroj për guximin qe keni marr”, tha ai.

Zëdhënësi i gjeneratës 54-të Pajtim Thaçi, ka thënë se që nga sot zotohemi se do t’i kryejmë të gjitha duke zbatuar ligjin.

“Jemi krenar qe jemi këtu se bashku me gjithë gjeneratën e Policisë së Kosovës, qe nga dita e sotme zotohemi se do t’i kryejmë me dashuri të gjitha duke zbatuar ligjin, ne do te angazhohemi që të japim maksimumin tonë që ta ruajmë vendin dhe do t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve pa dallim”, tha ai.

Policët e kësaj gjenerate e bënë betimin dhe u pajisen me certifikata.

Po ashtu në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara