Të enjten fillojnë reshjet e shiut me bubullima

07:06 | 15 Shtator 2020

Ditën e martë dhe mërkurë mbetet mot i qëndrueshëm, shumë i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Nga dita e enjte afrimi i një fronti të ftohtë mbi rajon sjell shtim të vransirave, e orëve të pasdites me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë. Ditën e premte me kalimin e frontit të ftohtë priten më shumë mundësi për reshje lokale shiu ndërsa temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme përreth dhe pak nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Në fundjavë parashihet të mbajë mot i freskët, pa të reshura dhe kryesisht me diell.

15.9.2020 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 30C, e në vise malore 10 deri 21C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 6.

16.09.2020 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 30C, e në vise malore 10C deri 22C. Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 1-70m/s. Indeksi UV: 6.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara