Të dielën seanca për votim të buxhetit të vitit 2018

11:13 | 7 Dhjetorë 2017

Kuvendi i Kosovës ka caktuar të dielën, mbajtjen e seancës nga ora 15:00 për votimin e Projektbuxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2018, i cili dështoi të miratohet një ditë më parë, shkruan arbresh.info.

Shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, ka kritikuar faktin e mbajtjes së seancës plenare në ditë pushimi.

“Ju nuk po mundeni me votu në ditë pune, e në pushim,” është shprehur Konjufca.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të hidhet në votim kurdo që duan.

“Ju duhet të keni shumicën për të pyetur opozitën se a do të votojnë,” është shprehur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Recica, ka shprehur gatishmërinë që të votohet ky Projektligj, raporton arbresh.info

“PDK është e gatshme sot që të votojë buxhetin e vitit të ardhshëm, nëse jo sot jemi të gatshëm që edhe të dielën të jemi këtu,” është shprehur Reçica.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar qëndrimin “pro” të votimit të buxhetit të vitit të ardhshëm, të dielën.

“Pajtohemi të dielën ta mbajmë seancën edhe të tregojmë se kur të duam mbajmë seancë,” është shprehur Isufi.

Edhe Grupi Parlamentar i NISMA për Kosovës ka shprehur gatishmërinë që të votohet projektbuxheti të dielën, raporton arbresh.info.

“NISMA është e gatshme edhe sot, edhe nesër, edhe të dielen,” është shprehru shefi i grupit, Bilall Sherifi.

Edhe minoritetët kanë shprehur gatishmërinë për të mbajtur seancë plenare të dielën, dhe Lista Serbe kërkoi që kjo seancë të mbahet nga ora 12:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale