Takohen gjeneralët: Ushtria jonë, në rresht me ushtritë aleate të botës

10:50 | 14 Gusht 2020

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është takuar me shefin e ushtrisë së Kosovës, Gjeneral Rrahman Ramën dhe me kolegë të tjerë.

Haradinaj që e ka gradën e lartë të gjeneralit vlerëson se ushtria e Kosovës është storie e suksesit.

“Rastësisht pas raportimit në Komision, e takova mikun dhe shefin e ushtrisë Gjeneral Rrahman Ramen me kolegë. Një histori e suksesit është ushtria jonë, që po dëshmon se është në rresht me ushtritë aleate të botës” shkruan Haradinaj.

Fotografia e Daut Haradinaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara