Takimi i Chirac me Rugovën

13:17 | 26 Shtator 2019

Me 19 qershor të vitit 1998 ish-presidenti Francës, Jacques Chirac, kishte pritur në takim ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ata kishin folur për spastrimin etnik që po bënte Serbia, të cilën vetë Chirac e kishte quajtur të papranueshme, shkruan arbresh.info.

LEXO Edhe: Vdes Jacques Chirac, ish-Presidenti i Francës që i doli në ndihmë Kosovës

“Përsëri ekziston dëshira për pastrim etnik, gjë që është e pa pranueshme, për perëndimorët. Nëse kjo vazhdon do të jetë rrezik i madh që kjo të shtrihet në të gjitha rajonet e Ballkanit”, pati thënë Chirac pas takimit.

Rugova ishte ai që kishte shprehur brengën e një eksodi të shqiptarëve, duke kërkuar mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara