Tahiri: Zbardhja e vrasjeve të njerëzve të LDK-së nuk kanë qenë në dorën tonë

22:45 | 13 Gusht 2019

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm LDK-së, Xhafer Tahiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se zbulimi i vrasjeve brenda LDK-së nuk kanë qenë në dorën e tyre.

“Liria e Kosovës nuk është e plotë. Duhet të ketë drejtësi në vend. Zbulimet e vrasjeve të tilla komplekse kanë qenë në dorën e EULEX-it. LDK-ja i ka dorëzuar të gjitha paditë dhe dëshmitë në gjykata. Ne nuk do të ndalemi duke kërkua drejtësi për vrasjet që kanë ndodhur brenda LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tahiri në debat me analistin, Arben Ahmeti, ka shtuar se LDK-ja do të vazhdojë të kërkoj drejtësi për  këto vrasje që kanë ndodhur, brenda kësaj partie.

Kujtojmë se pas Luftës në Kosovë janë vrarë disa zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa deri tash dorasit kanë mbetur të pazbuluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara