Tahiri: Shqetësuese që Albin Kurti nuk e ka derën e hapur nga Amerika

23:03 | 21 Shkurt 2020

Abelard Tahiri, deputet i PDK-së sonte në Argument Plus ka thënë se është shqetësues fakti që kryeministri Albin Kurti nuk i ka në nivel raportet me SHBA-të.

‘’Shqetësuese që vendin ta drejtojë një kryeministër që raportet e tij me SHBA nuk i  ka në nivelin që do të duhej të ishin’’, ka thënë Tahiri.

Ai ka përmendur edhe pjesëmarrjen e zbehtë të Kurtit në samitin e Munihut.

‘’Kishim edhe rastin e pjesëmarrjes në Munih. Hera e parë që kryeministri jonë nuk takohet nga niveli më i lartë i sekretarit amerikan. Mjaft shqetësuese. Kurti nuk e ka derën e hapur nga Departamenti i Shtetit’’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara