Tahiri nuk paraqitet para Komisionit për Legjislacion

11:31 | 8 Nëntor 2017

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk është paraqitur para Komisionit për Legjislacion, ani pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Por, ai e ka njoftuar Komisionin se ka tërhequr emrat për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, njofton Klan Kosova.

Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu ka thënë se gjatë ditës së djeshme ka pasur tre deklarata kundërthënëse, duke thënë se herë është pezulluar e herë është tërhequr vendimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara