Tahiri del në terren pasi u ndal rryma në Prishtinë, tregon për gjendjen aktuale

22:07 | 21 Nëntor 2020

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, pas prishjeve të energjisë elektrike, ka dalë në terren për të parë nga afër punën e ekipeve të KEDS-it dhe KOSTT-it në sanimin e këtij problemi.

Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se shumicës së lagjes “Bregu i Diellit” i është kthyer energjia elektrike.

“Në terren, ekipet teknike ishin duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji të kthehet sa më parë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sapo përfundova një vizitë në lagjen e Bregu i Diellit në Prishtinë, ku pash për së afërmi angazhimin e punëtorëve të KEDS-it që kishin mobilizuar disa ekipe, të cilët janë duke punuar bashkë me ekipet e KOSTT-it, në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Atje, ekipet më njoftuan që shumicës së Bregut të Diellit i është kthyer një pjesë e furnizimit me energji elektrike, derisa po punohet maksimalisht që t’u kthehet edhe pjesës së mbetur.

Në terren, ekipet teknike ishin duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji të kthehet sa më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara