Sveçla: Nënkryetaren tonë e mbron puna dhe aktiviteti i saj

00:21 | 17 Shkurt 2020

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj kritikave që po bëhen ndaj një shkrimi të  nënkryetares së VV-së, Fatmire Kollçaku- Mulhaxha.

Sveçla deklaroi se ata kanë fituar në zgjedhjet e fundit me me zotimin se do ta luftojnë krimin e korrupsionin, se do të bëjmë vetingun në institucionet kryesore shtetërore, se do të konfiskojmë pasurinë e fituar paligjshëm.

“Ne nuk jemi naivë. Nuk na habit të luftohemi nga të njëjtët. Jemi të ndërgjegjshëm se lufta për të drejtën e barazinë nuk do të jetë e lehtë, por s’ka alternativë tjetër veç drejtësisë”.

“E sa për doktoreshën dhe nën-kryetaren tonë, s’ka nevojë ta mbroj, e mbron puna e aktiviteti i saj”, ka shkruar Sveçla..medial

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara