Suma: Numri më i madh i të infektuarve me koronavirus janë punëtorë shëndetësorë

23:23 | 22 Nëntor 2020

Rufki Suma, kryetar i Komunës së Kaçanikut ka folur për situatën me Covid-196 në këtë komunë. Hani i Elezit është në zonën e gjelbër me rrezikshmëri t ulët.

“Vetëm sot dhe dje kemi shtatë raste të reja. Pra gjithsej aktiv janë 14 raste”, tha Suma.

“Shumica prej tyre nuk janë në gjendje të rëndë por kanë simptoma të Covid-19. Po besoj që gati gjysma prej tyre janë me gjendje jo të mirë dhe pse shumica prej tyre janë në shtëpi”, tha Suma për RTV Dukagjini.

“Prejashtimisht e kemi drejtorin e QKMF’së i cili ka qenë me gjendje më të rëndë dhe ende është i shtrirë në spitalin e Ferizajt”, theksoi ai.

“Numri më i madh i të prekurve me Covid-19 kohët e fundit janë punëtorë shëndetësorë”, tregoi Suma.

Suma tha se mësimi po zhvillohet pa probleme.

“Gjendjen në arsim e kemi të mirë”, tha Suma duke tregua se kishin vetëm një nxënës dhe infektuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara