Sulmuan një zyrtar policor, prangosen dy persona

11:52 | 18 Shkurt 2019

Dy persona janë arrestuar dje rreth orës 15:17 në rrugën Ilaz Kodra në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit kanë sulmuar një zyrtar policor.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor deri sa ishte jashtë detyrës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, zyrtar policor jashtë detyre. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, bën të ditur policia. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara