Sulmohet punëtori i KEDS-it në Graçanicë

10:56 | 11 Shtator 2019

Në fshatin Batushë, në qytetin e Graçanicës, gjatë ditës së djeshme një person ka sulmuar një punëtorë të KEDS-it, ku ky kishte shkuar në orarin e punës tek shtëpia e sulmuesit, për të lexuar njehsorin e rrymës elektrike, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, në njoftim thuhet, se lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokuroria, dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, shkruan arbresh.info.

Ku është raporti i plotë:-

Fshati Batush, Graçanicë 09.09.2019-11:56. Ankuesi mashkull K-Shqiptar zyrtar i KEDS-it ka raportuar se gjatë orarit të punës ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Serb për të lexuar njehsorin e rrymës elektrike, ku i njëjti e ka penguar dhe e ka kanosur. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara