Sulmohet kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati 

21:31 | 12 Qershor 2019

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është sulmuar sot me vezë në fshatin Hodonoc të kësaj komune.

Qytetarët kanë hedhur vezë mbi veturën e kryetarit Kastrati duke e barrikaduar  rrugën  në Hodonoc.

Siç njoftojnë qytetarët sulmi ndaj Kastratit kishte ndodhur  para se të fillonte takimi më banorët e këtij fshati për të debatuar për reformat në Arsim, ku një debat i tillë edhe kishte dështuar.

Ndryshe në kuadër të kësaj reforme kryetari Kastrati ka paraparë që nga ky shtator, nxënësi i Komunës së Kamenicës nuk do të ndajë më klasën vetëm me mësuesin, apo me dy-tre shokë të tjerë. “Me reformën të cilën jemi duke e ndërmarrë, klasët e shkollave fillore do të kenë mesatarisht 20 nxënës.

Nxënësi i klasës së parë nuk do të dëgjojë më muhabete të adoleshentëve nëpër korridore, por do të ndajë ambientin me moshatarët e vet, ashtu sic e parashohin të gjitha standardet evropiane.”, thuhet në një njoftim të komunës së Kamenicës.

Po sipas këtij njoftimi riorganizimi i shkollave është hulumtuar dhe studiuar dhe konkludimin e gjeni në videon e mëposhtme.

Në bazë të kësaj reforme parashihet që nxënësit do të sistemohen nëpër shkolla përmes transportit të organizuar dhe siguruar nga Komuna. Cikli i ultë (klasët 0-5) do të jetë i ndarë nga cikli i lartë (klasët 6-9) në objekte shkollore të vecanta.

Në shkollën “Fan S. Noli” në Kamenicë do të vijojnë mësimin nxënësit e Busavatës, ndërsa në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë do të vijojnë mësimin nxënësit e Strezocit, Krilevës dhe Tugjecit.

Nxënësit e fshatrave Koretin, Topanicë dhe Petrit shkollimin fillor (0-5) do ta ndjekin në Koretin, ndërsa shkollimin e mesëm të ultë do ta ndjekin në Topanicë.

Nxënësit e fshatrave Rogoqicë, Hodonoc, Muqivërc, dy Karaqevat, Dajkoc, Kranidell dhe Sedllar, ciklin e ulët do ta vijojnë në Rogoqicë, ndërsa ciklin e lartë do ta vijojnë në Karaqevë të Epërme.

Nxënësit e fshatrave Hogosht, të dy Shipashnicat, Kopernicë, Dazhnicë, Lisockë, Gjyrishec, Poliqkë, Velegllavë, Desivojcë, Tërstenë dhe Laqiq shkollimin fillor do ta ndjekin në Hogosht ndërsa atë të mesëm të ultë në Shipashnicë të Epërme./Arbresh.info

Sulmohet Kryetari Qëndron Kastrati në Hodonoc Automjetin e kryetarit Kastrati e gjuajnë me vezë dhe e barrikadojnë udhen në Hodonoc, dështon debati për reformat në Arsim.Siç njoftojnë disa qytetarë, në fshatin Hodonoc është sulmuar me vezë automjeti i kryetarit të Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati, dhe ishte barrikaduar rruga që shpie tek shkolla, para se të fillonte takimi më banorët e këtij fshati për të debatuar për reformat në Arsim.

Publiée par TV Kamenica sur Mercredi 12 juin 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara